Mustafa: As nuk kam aplikuar as nuk jam shpallur veteran i UÇK-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Gusht, 2018 20:05

Mustafa: As nuk kam aplikuar as nuk jam shpallur veteran i UÇK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Musfat ka theksuar se me mijëra aktivist kanë grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kanë mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij nuk kanë kërkuar pension për çlirimin e vendit.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së.  Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për çlirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Gusht, 2018 20:05