Mustafa: Edhe pse qeveria Kurti ra, nuk do i tërheq ministrat për shkak të Covid-19

Mustafa: Edhe pse qeveria Kurti ra, nuk do i tërheq ministrat për shkak të Covid-19

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për herë të parë pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit ditën e djeshmne.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se kohën kur vendi po përballet me Pandeminë e COVID-19, nuk do ti tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

 

Postimi i plotë

”Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM”

Driton Zenku
nga Driton Zenku 26 Mars, 2020 09:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.