Mustafa: LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:36

Mustafa: LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Mustafa, nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se kandidimet për kryetar të partisë do të bëhen sipas Statutit, dhe do të bëhen në kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së.

Gjithashtu, ai ka sqaruar se deri tani LDK nuk ka kandidatë për kryetar.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë. Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshëm dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të suksesshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për kryetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit. Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:36