Mustafa paralajmron Osmanin për qëndrimet, do kenë pasoja

Desk
By Desk May 12, 2020 20:33

Mustafa paralajmron Osmanin për qëndrimet, do kenë pasoja

Në intervistën eskluzive të kryetarit të LDK, Isa Mustafa për emisonin “Debat “që udhëhiqet nga gazetari Ridvan Berisha, kryetari i saj është deklaruar për herë të parē nē publik.

Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin. Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës. Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme. ” Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhëra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarēt, linçime nga më tē ndryshmet etj”, tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.

Desk
By Desk May 12, 2020 20:33