Mustafa: S’ka vdekur ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:55

Mustafa: S’ka vdekur ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se pret nga qeveria Kurti që t’I trajtoj me prioritet shqiptarët e luginës.

Në IMAZh të RTK-së, ai deklaroi se në dialogun Kosovë-Serbi, duhet gjithësesi të jetë temë diskutimi edhe çështja e shqiptarëve të Luginës.

“ Në shqiptarët e Luginës nuk duhet të anashkalohemi në procesin e dialogut, zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të nënkuptonte edhe përfshirjen e luginës në këtë proces”, deklaroi Mustafa. Ai tha se nëse bëhet reciprocitet për shqiptarët e luginës sic kanë serbet në Kosovë, atëherë do të ishte një fitore e madhe. “ Nëse ndodhë kjo, atëherë në Luginë do të kishin kqyetar gjykate shqiptar, shef policie, mbi të gjitha do të ishim pjesë kushtetuese e Republikës së Serbisë”, tha Mustafa.

Megjithatë ai u shpreh skeptik se do të pranojë Serbia që do të ndodhë një gjë e tillë. Mustafa ripërseriti se bashkimi I luginës me Kosovën do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe për këtë sipas tij ka ende mundësi. Ai u shpreh shumë kritik edhe ndaj kryetarit të Preshëvës, Shipërim Arifi, duke thënë se me veprimet e tij duke refuzuar kërkesat e Këshillit Shqiptar, ai po i trjaton në mënyrë jo të duhur shqiptarët.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:55