Napoli-Barcelona, ja për kë do të bëjë tifo legjenda Maradona

Napoli-Barcelona, ja për kë do të bëjë tifo legjenda Maradona

Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet sfida mes Napolit dhe Barcelonës, e vlefshme për raundin 1/16 të Champions League. Kjo do të jetë një përballje speciale për legjendën argjentinase, Maradonën. Ish-sulmuesi ka luajtur për të dy ekipet, por zemra e tij rreh më shumë për napoletanët.

“Pa asnjë dyshim, zemra ime sonte është me Napolin dhe me të gjithë napoletanët. Sidomos në këtë ndeshje të vështirë, kundër një kundërshtari shumë të fortë”, ka treguar Maradona për “Il Matino” nëpërmjet Stefano Cecit.

Diego Armando Maradona mbërriti në Napoli në vitin 1984 pikërisht nga Barcelona. Ai qëndroi në jugun e Italisë për gjashtë vite, ku u kthye dhe në një legjendë për qytetin e Napolit. “Zoti” i “Sao Paolos” siç konsiderohet nga tifozët e Napolit, ka fituar dy herë Seria A, SuperKupën e  Italisë, Kupën e Italisë dhe Kupën Uefa me fanellën e kaltër. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 20:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.