NASA me pajisje që ndihmon parandalimin e infektimeve

NASA me pajisje që ndihmon parandalimin e infektimeve

Mbajtja e duarve larg fytyrës këshillohet nga mjekët, si diçka e domosdoshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19. Por ky nuk është një zakon i lehtë për t’u hequr, dhe NASA ka menduar të gjejë një zgjidhje.

Agjencia hapësinore ka krijuar një objekt, i cili mbahet në qafë dhe sinjalizon përdoruesit kur ata bëhen gati të prekin fytyrën. I ashtuquajturi “Pulsi”, mund të vihet rreth qafës, dhe sapo mbajtësi i tij ngre dorën në drejtim të fytyrës, objekti dridhet.

“Pulsi” nuk është në shitje, por të gjithë ata që janë të interesuar mund ta ndërtojnë vetë atë, nën udhëzimet e publikuara tek faqja e NASA në internet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Korrik, 2020 13:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.