NASA prezanton gjeneratën e re të kostumeve hapësinore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 23:09

NASA prezanton gjeneratën e re të kostumeve hapësinore

Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Washington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka prezantuar dizajnet e kostumeve të gjeneratës së re të astronautëve që do të përdoren në misionin Artemis që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Washington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (xEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit orion” (OCSS).

Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë, si dhe për mbrojtjen e astronautëve.

NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit Artemis. Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028.

Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 23:09