NASA shtyn zbarkimin e ardhshëm në Hënë për vitin 2025

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:35

NASA shtyn zbarkimin e ardhshëm në Hënë për vitin 2025

NASA ka njoftuar se zbarkimi i astronautëve në Hënë është shtyrë për vitin 2025, duke humbur afatin që u caktua nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, agjencia hapësinore kishte synuar që zbarkimi në Hënë të bëhet në vitin 2024.

Në njoftimin e së martës, administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha se Kongresi i SHBA-së nuk dha para të mjaftueshme për të zhvilluar një sistem uljeje për programin e saj të Hënës, Artemis dhe nevojiten më shumë para për kapsulën Orion.

Për më tepër, një sfidë ligjore nga kompania e raketave të Jeff Bezos, Blue Origin, ndaloi punën për muaj në sistemin e uljes hënore Starship në zhvillim nga SpaceX kompania në pronësi të Elon Musk.

Zyrtarët thanë se teknologjia për kostumet e reja hapësinore gjithashtu duhet të rritet, përpara se astronautët të kthehen në Hënë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:35

09
Dhj
Nga mostrat e marra nga personat e sëmurë, është vërtetuar se një numër i madh...
09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...