Naser Eshtrefi fiton drejtësinë në Gjykatën Supreme

Desk
By Desk November 5, 2020 20:30

Naser Eshtrefi fiton drejtësinë në Gjykatën Supreme

Pas 5 vitesh zvarritje dhe endje prej sirtari në sirtar e prej dere në derë, Gjykata Supreme më në fund ka miratuar vendim me të cilin e ktheu në rigjykim lëndën e Naser Eshtrefit, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Sasho Petkovski në maj të vitit 2014-të. Kjo i vërteton konstatimet e mbrojtjes se Gjykata Penale dhe e Apelit e kanë dënuar Eshtrefin duke mos i konstatuar faktet.

“Lënda është kthyer në rigjykim”, ka thënë gjykatësi Trpkov, duke shtuar se nuk i di arsyet e këtij vendimi pasi që tani ai po punon në repartin për krim të organizuar, njofton derveni.info. Mediat e ndryshme për 5 vite me radhë, kanë shkruar dhe është marrë me këtë rast gjyqësor. Me dhjetëra herë kemi insistuar për të marrë përgjigje, si në formë elektronike, por edhe nëpërmjet e-mailave, madje edhe kërkesave zyrtare, por Supremja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë jo-transparente, duke mos i treguar arsyet e zvarritjes së kësaj lënde. Madje edhe kur na konfirmuan se kanë miratuar vendim, nuk na treguan për epilogun e vendimit.

Gjykata Supreme – ShkupSipas vendimit të Supremes, Gjykata Penale dhe e Apelit ka ka bërë një sërë lëshime në procedurë dhe aktgjykimi ka qenë i pakuptueshëm, i paqartë dhe pa fakte vendimtare.

4 lëshimet më të mëdha të cilat është dashur që të konstatohen nga dy gjykatat, e nuk janë sqaruar janë:

Nëse vepra është kryer në mbrojtje të nevojshme, apo thënë me fjalë të tjera, nëse Eshtrefi e ka vrarë Petkovskin në vetëmbrojtje.

Nëse vrasja është kryer në afekt, gjegjësisht në moment i cili nuk është sjellë si rezultat i fajit të tij.

Gjykata nuk ka lejuar që të rikonstruohet rasti, për t’u ditur se si ka ndodhur rasti.

Nuk është konstatuar kronologjia, gjegjësisht dinamika e ngjarjes që është domosdoshme për të njëjtën.

Lëshim tjetër i rëndësishëm është edhe mungesa e mjetit me të cilin është vrarë Petkovski,gjegjësisht thika.

Desk
By Desk November 5, 2020 20:30