Nasufi : Portalet jo profesionale përhapin panik tek qytetarët

Driton Zenku
By Driton Zenku March 31, 2020 23:09

Nasufi : Portalet jo profesionale përhapin panik tek qytetarët

Dashmir Nasufi nga Komuna e Strugës, thotë se pas rastit të gruas që ndërroi jetë sepse nuk u pranua në spital në Ohër, u ngrit shumë panik dhe kjo sipas tij u bë në pjesën më të madhe të rasteve nga portale jo profesionale që nuk janë as të regjistruara dhe ku kushdo shkruan çfarë t’i kujtohet.

Sipas tij, komuna ka reaguar menjëherë duke dërguar madje përfaqësues edhe në zonat ku kanë ndodhur rastet me të infektuar. Dashmir Nasufi thotë se pjesa e re e spitalit të përgjithshëm të Ohrit, I plotëson të gjitha kushtet. ALSAT

Driton Zenku
By Driton Zenku March 31, 2020 23:09