NATO i mohon shkrimet për modernizimin e Krivollakut

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 3, 2019 19:26

NATO i mohon shkrimet për modernizimin e Krivollakut

Shkrimet të cilat u paraqitën në disa media se NATO-ja po përgatit modernizimin në bazën e Krivollakut janë të rreme, komentojnë nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin të NATO-s për MIA-n.

Mediat ruse gjatë ditës së sotme publikuan informacion se NATO-ja do të marrë bazë ushtarake në Krivollak me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ndërsa spekulohet se edhe një bazë tjetër do të mund të hapet në Kumanovë.

“Kjo është gënjeshtër. Maqedonia e Veriut ende nuk është anëtare e NATO-s. Krivollaku është dhe do të mbetet bazë kombëtare”, thonë nga NATO për MIA-n.

Sqarojnë se NATO-ja ka Program për investimet e sigurisë i cili i mbulon të gjitha projektet kryesore për ndërtim në vendet aleate dhe se projektet shqyrtohen vetëm në vendet anëtare, si dhe se “tani për tani nuk ka asnjë lloj plani për financimin e modernizimit të bazës në Krivollak”./MIA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 3, 2019 19:26