NATO, së shpejti priten protokollet për Finlandën dhe Suedinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Korrik, 2022 18:13

NATO, së shpejti priten protokollet për Finlandën dhe Suedinë

Vendet anëtare të NATO-s një nga një janë duke ratifikuar në Parlamentet e tyre protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Të njëjtën pritet ta bëjë së shpejti edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sapo të plotësohen të gjitha kushtet procedurale.

Për momentin nuk ka një datë të saktë për këtë por nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi thonë se në momentin e parë që protokollet të arrijnë në Kuvend, menjëherë do ta vendosen në seancë.

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht morën ftesën të bëhen vende anëtare të Aleancës në fund të muajit qershor në samitin e Madridit. Kanadaja ishte vendi i parë që ratifikoi protokollet.

Vlerësohet se do të duhen gjashtë deri tetë muaj para se të dy vendet të bëhen anëtare të plotfuqishme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Korrik, 2022 18:13
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.