Naumovski: Me mbështetjen e GERB-it, deri te një ndryshim i mundshëm i deklaratës bullgare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:41

Naumovski: Me mbështetjen e GERB-it, deri te një ndryshim i mundshëm i deklaratës bullgare

Ish-ambasadori në SHBA, Vasko Naumovski, komentoi zhvillimet e mundshme në politikën bullgare në periudhën e ardhshme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke lënë të hapur mundësinë e formimit të një mazhorance të re parlamentare në Bullgari, që mund ta miratojë një Deklaratë të re për vendin tonë.

“Petkov po përballet me probleme edhe në koalicionin qeverisës edhe në opozitë. Nëse deri në fund të vitit shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, koalicionet ndoshta do të duhet të përshtaten edhe atje. Unë nuk do të habitem nëse një shumicë e mundshme për një deklaratë të re në parlamentin bullgar formohet me mbështetjen e ish partisë qeverisëse të kryeministrit Borisov, GERB,” tha Naumovski. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:41