Qeveria do të zbatojë kërkesën e presidentit Pendarovski dhe ka angazhuar MPB-në për kontrollimin e personave që paraqesin rrezik për sigurinë e vendit. Por, ministri Spasovski nuk sqaron nëse eurodeputetit bullgar Xhambaski do t’i ndalohet hyrja në RMV për shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit.
“Do të vendosim më 4 shkurt. Punojmë bashkërisht me Agjencinë për siguri kombëtare, me shërbimet e sigurisë për këmbim të informacioneve dhe në bazë të të dhënave dhe informacioneve, MPB do të merr vendime, që do të thotë, e para dhe themelorja, mbrojtja e paqes dhe sigurisë dhe e dyta më e rëndësishmja, mbrojtja e interesit tonë nacional, mbrojtja e identiteti dhe e drejta për vet-përcaktim.”, – deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Marrëdhëniet mes komuniteteve, Osmani: S’do lejojë të na prishet imazhi në sytë e botës
Edhe ministri Osmani zotohet se nuk do të lejojë të prishet imazhi multitetnik i shtetit në sytë e botës.
“Kushdo që do të jep deklaratë me të cilën mohon ekzistimin e popullit apo që deklaron pretendime territoriale, atë ditë duhet të mos i lejohet hyrja. Këtë duhet ta dinë të gjithë dhe nëse e dinë këtë, do të jenë më të kujdesshëm. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë ne do ta ndërpresim këtë cikël.”, – theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Sipas tij, kujdesi për bashkësitë etnike, përfshirë edhe bashkësinë bullgare, është obligim i yni dhe imazhi i RMV-së para botës. ( TVM2)