Ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Dhjetor, 2021 13:11

Ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Në aksin rrugor Mavrovë – Dibër tek fshati Kosovrast mëngjesin e sotëm nga ora 6:30 lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve të lehta transportuese, i cili zhvillohet me devijim. Ndalesa për qarkullim vlen vetëm për automjetet e rënda transportuese.

Rruga ka qenë e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet prej mbrëmë në ora 2.15 për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagshta, në pjesët malore në disa vende ka mbetje të borës në rrugë”, informon LAMM në raportin e mëngjesit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Dhjetor, 2021 13:11
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.