Ndasitë rreth kornizës negociuese, Bilalli: Do ketë presion mbi VMRO-DPMNE-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:49

Ndasitë rreth kornizës negociuese, Bilalli: Do ketë presion mbi VMRO-DPMNE-në

Thellimi i ndasive politike mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, rreth kornizës negocuese, nuk do të mund të rrezikojë procesin integrues dhe vazhdimin e negociatave qasëse në BE. Profesori universitar, Mersel Bilalli, konsideron se VMRO-DPMNE mund të pësojë një krizë të brendshme për shkak të fërkimeve mes fraksionit pro rus dhe atij properëndimor. Nuk përjashton mundësinë e përçarjes së partisë së Mickovskit nëse edhe më tej përpiqet të frenojë procesin negociues me interpretime dhe kërkesa të llojit të referendumit.

“Thellë besoj se referendum edhe po të mbahet do të jetë i pasuksesshëm por, unë mendoj se mund të ndodh që aspak të mos mbahet. Por, si do që të jetë unë mendoj se do të ketë edhe presione edhe shumë kombinime që të bëhet ndarja e VMRO-së ose dobësimi i saj, apo përçarja e saj. Do grupe brenda saj janë të pakënaqur, sidomos ato të opsionit properëndimor, sepse shumica janë të bindur se ky opsion momental i VMRO-së është në favor të opsionit pro rus.”,- profesor universitar Mersel Bilalli.

Pavarësisht dukjes, situata nuk është aq dramatike, thotë Bilalli. Sipas tij, pretendimet e VMRO-së për çështjet e identitetit do të demaskohen dhe demistifikohen gjatë periudhës deri në mbajtjen e seancës së radhës ndërqeveritare. Në ndërkohë vendi duhet të përkushtohet në ezaurojë të gjitha alternativat për të bërë ndryshimet e domosdoshme kushtetuese.

“Kemi edhe deklarata që japin interpretim tjetër, pra, se edhe skriningu nuk mund të përfundon pa pësuar ndryshimet kushtetuese. Besoj se kjo, më shumë, është presion drejtuar VMRO-së që ajo të bindet ose së paku referendum të dështojë ose aspekt të mos mbahet.”,- tha profesori universitar, Mersel Bilalli.

Bilalli beson se ka ende shumë kohë që të punohet në drejtim të asaj që të tejkalohet kjo situatë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:49