Ndërmjetësimi për zgjidhjen e kontesteve, IPE: Mungojnë informatat për përfitimet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:08

Ndërmjetësimi për zgjidhjen e kontesteve, IPE: Mungojnë informatat për përfitimet

Administrata publike por edhe sektori privat nuk janë sa duhet të informuar për përfitimet nga zgjidhja e kontesteve jashtë gjykatave, përmes ndërmjetësimit. Edhe palët e informuara nuk kanë dëshirë të përdorin të njëjtin, treguan rezultatet e Institutit për Politika Evropiane. Palët kërkojnë të riformulohen ligjet që trajtojnë kontestet nga sfera e punës, por dhe konteste tjera më pak të rëndësishme.

“Është interesante se ende mendojnë që nuk ka konteste të zgjidhura pozitivisht përmes ndërmjetësimit dhe një mendim i tillë është tejet i pranishëm në nivel lokal, ku nuk do të zgjidhnin kontestin përmes ndërmjetësimit. Po ashtu edhe institucionet publike nuk do ta zgjidhnin kontestin me ndërmjetësim, ndërsa sektori privat fillimisht përzgjedh ndërmjetësimin.”,- deklaroi drejtoresha e programacionit në IPE, Ardita Imeri.

Ndërmjetësimi është treguar efektiv për zgjidhjen e kontesteve të punës, kontesteve ekonomike për borxh deri në 1 milion denarë, si dhe ato nga sfera e arsimit. Por pandemia me Kovid 19 ka reflektuar në punën e ndërmjetësuesve, të cilët kanë qenë të detyruar të përdorin formën online që puna të kryhet në mënyrë efektive.

“Të shpresojmë se përmes teknikës do të mund t’i përafrojmë vlerat e ndërmjetësimit mes palëve dhe nëse palët nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht, t’i kemi në ZOOM apo në ndonjë platformë tjetër që ta zgjidhim kontestin.”,- theksoi kryetari i Odës së Ndërmjetësuesve, Sllave Mlladenovski.

Përmes ndërmjetësimit kontestet mund të zgjidhen për disa ditë dhe kushtojnë dhjetë here më pak, krahasuar me harxhimet që ndahen për procedurë gjyqësore./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:08
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.