Ndërpritet komunikacioni hekurudhor, punëtorët kërkojnë pagat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2023 11:23

Ndërpritet komunikacioni hekurudhor, punëtorët kërkojnë pagat

Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes – punëtorisë së RE në filialin e tërheqjes së trenave në HRMV-së Transport kanë ndërprerë kryerjen e detyrave të punës për mirëmbajtjen e lokomotivave dhe kompleteve të pasagjerëve për shkak të papagimit të pagave për muajin prill.

Mirëmbajtja e RE, njoftoi AIM-në se ndalimi i komunikacionit ka filluar me trenin 7011/0506 të paraparë me orar në ora 09:30 në linjën Shkup – Veles.

“Meqenëse rroga e muajit prill nuk është paguar ende, punëtorët vendosën që nga sot në ora 08:00 të mos i kryejnë detyrat e tyre të punës, gjegjësisht nuk do të riparojnë dhe kontrollojnë makineritë dhe si të tillë nuk mund të përfshihen në komunikacion, thonë nga Mirëmbajtja e RE-së në njoftimin e mbledhjes që i kanë dorëzuar drejtorit të përgjithshëm dhe Bordit drejtues të HRMV-së Transport.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2023 11:23
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.