Ndërpritet ndeshja e Premier Ligës, shkak ndalja e rrymës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:59

Ndërpritet ndeshja e Premier Ligës, shkak ndalja e rrymës

Watfordi dhe Norwichi kanë hapur duelin e xhiros së 22-të në Premier Ligë.

Skuadra e Norwich po avanconte në minutën e 51-të pas një goli nga Sargent.

Teksa po zhvillohej ndeshja, diçka e pazakontë ka ndodhur në ligën angleze.

Në minutën e 62-të, ndeshja u ndërpre pasi stadiumi “Vicarge Road” u kaplua nga terri.

Ndeshja ka rifilluar disa minuta më vonë pas rregullimit të energjisë elektrike teksa Norwichi tani është duke avancuar me rezultat momental 2-0. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:59