Ndërrimet në MPB: Nuk është në dobi të partneritetit nëse ndodhin rokada të tilla

Ndërrimet në MPB: Nuk është në dobi të partneritetit nëse ndodhin rokada të tilla

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për rokadat që ndodhin në Ministrin e Punëve të Brendshme, tha se nuk i ka informacionet e plota dhe se nuk mund të flas në detaje,raporton TV21.

Ahmeti shton se në institucionet e sigurisë duhet të punojnë njerëz profesionist që të sigurojnë qytetarët në gjithë hapësirën e vendit.

“Nuk kam informacione të tilla dhe mendoj që nuk është në dobi as të partneritetit në qoftë se bëhet ndryshim politik apo partiak i kuadrove me rëndësi është që në institucionet e sigurisë të jenë njerëz profesionistë që bëjnë punën e tyre dhe që sigurojnë qytetarët në gjithë hapësirën e vendit. Informacionet nuk i kam të plota  dhe nuk mund të flas në detaje se çka është duke ndodhur. Por edhe nëse ka diçka ndonjë veprim të tillë nuk do të ishte në dobi të partneritetit”, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për TV21.

Fërkimet #LSDM – #BDI, Ahmeti: Nuk është në dobi të partneritetit nëse ndodhin rokada të tilla në #MPB

Fërkimet #LSDM – #BDI, Ahmeti: Nuk është në dobi të partneritetit nëse ndodhin rokada të tilla në #MPBНесогласувањата #СДСМ – #ДУИ, Ахмети: Таквите рокади во #МВР не му се од полза на партнерството

Posted by TV21 on Wednesday, November 20, 2019

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Nëntor, 2019 11:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.