Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare ylli i Netflixit, Hana Kimura

Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare ylli i Netflixit, Hana Kimura

Hana Kimura, një mundëse profesioniste japoneze, e cila është shfaqur ne serialin real të Netflixit, “Terrace House”, ka vdekur në moshën 22-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar organizata e saj e mundjes, ‘Stardom Wrestling’, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Hana Kimura ka ndërruar jetë. Ju lutemi të keni respekt dhe lini pakëz kohë që gjërat të përpunohen, dhe mbani mendimet dhe lutjet tuaja me familjen dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftimin e ‘Stardom Wrestling’ në Twitter.

Pas lajmit për vdekjen e saj ishte raportuar se ajo është ngacmuar në internet, në atë që njihet si “Cyberbullying”.

Publikimi i saj i fundit në Instagram ishte një fotografi me macen e saj dhe përshkrimin: “Lamtumirë”.

Fituesja e çmimit ‘Fighting Spirit Award’ në vitin 2019, Kimura ishte një prej pjesëmarrësve në serialin real televiziv japonez, “Terrace House”, i cili u ndërpre si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Seriali përcjell tre meshkuj dhe tri femra që jetojnë përkohësisht në një shtëpi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Maj, 2020 22:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.