Ndërtimi i rrugëve, 100 milion euro për “Bechetel ENKA”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 20:57

Ndërtimi i rrugëve, 100 milion euro për “Bechetel ENKA”

Thuajse të gjitha ministritë do të kenë më shumë para në arkën e tyre, sipas propozim buxhetit të vitit 2022. Vitin e ardhshëm Ministria e Transportit do të ketë buxhetin më rekord që ka pasur ndonjëherë, ose 120 milionë euro më shumë se këtë vit. Rreth 100 milionë euro do të shpenzohen për infrastrukturën rrugore për kontratën me Bektel dhe Enka. Rritje buxheti prej 50 milion euro, ka Ministria e Mbrojtjes për shkak të anëtarësimit në NATO, dhe Ministria e Ekonomisë me 12 milionë euro më shumë për ndërtimin e interkonjektorit me Greqinë. Pra, vitin e ardhshëm:

PROPOZIM BUXHETI PËR VITIN 2022

Ministria e Transportit 192 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes – 222 milionë euro

Ministria e Brendshme – 192 milionë euro

Ministria e Ekonomisë – 25 milionë euro

Para edhe këtë vit janë siguruar për Zhvillim të Gjelbër në shumë prej 27.6 milionë euro. Shteti planifikon që vitin e ardhshëm për investime kapitale të shpenzojë 614 milionë euro. Për ekspertët e ekonomisë, planifikimi kaq i lartë i investimeve kapitale do e ndihmojë rritjen ekonomike, nëse realizohen të gjitha e jo nëse vetëm qëndrojnë në letër.

“Investimet kapitale që do jenë më të mëdha se deficiti i buxhetit, edhe pse kjo është pjesë e konsiderueshme, por në afat të gjatë mund të shkaktojë rrezik për qëndrueshmërinë fiskale të Maqedonisë. Prandaj, shpresoj që projektimet do ngelen ashtu siç janë vendosur dhe se shteti do e ndjekë planin për konsolidim fiskal. Shumat e planifikuara do mund të ishin të realizueshme, edhe pse përvojat e deritanishme nuk na japin të drejtë të jemi shumë optimistë”.

Vitin e ardhshëm me buxhet më të madh do disponojnë Ministria e punës dhe politikës sociale me rreth 822 milionë euro dhe Ministria e arsimit me rreth 470 milionë euro. Planifikohet të shpenzohen 4.4 miliardë euro, ndërsa në arkën e shtetit të grumbullohen 3.8 miliardë euro./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 20:57

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...