Ndërtohet një “park parajse” me vlerë 15 milion euro në Shkup

Ndërtohet një “park parajse” me vlerë 15 milion euro në Shkup

Parku i Parajsës” do të quhetparku që do të ndërtohet në Komunën Aerodrom të Shkupit me vlerë prej 15 milion eurove. Ky park do të jetë gati gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa do të kapë një sipërfaqe prej 10 hektarëve në afërsi të lumit Vardar, bulevarit “Serbia”, dhe bulevardit “Asnom”. Në këtëpark do të ketë kafshë të ndryshme, si majmunë, kaproj, fazanë, drenë, shkruan Zhurnal.

Gjithashtu në këtë park do të ketë një liqen artificial me shumë ura të ndryshme, do të ketë restorant në formë të anijes. Autori i këtij projekti mban firmën e Zharko Çaushevski i cili është autorë i pjesës më të madhe të përmendoreve të projektit monoetnik, “Shkupi 2014”.

Ndërtimi i këtij parku u paralajmërua para katër viteve nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Ai ka deklaruar se ky park do të jetë një ndër pesë parket më të bukura në botë. Investimi i është besuar ndërmarrjes shtetërore “ELEM”. Nga ana tjetër në pjesën më të madhe të komunave shqiptare ende nuk ka kanalizim dhe ujësjellës.

Rasti më konkret është në Haraçinë të Shkup ku jetojnë afro 18 mijë shqiptar. Jo vetëm në këtë komunë, por edhe në komunat tjera ku dominojnë shqiptarët, ende nuk kanë kanalizim, ujësjellës dhe kushte elementare për jetë.

Por, partitë politike shqiptare ende nuk kanë reaguar ndaj këtij skandali për shkak se “Elem Maqedoni” është ndërmarrjes shtetërore e cila financohet edhe nga taksapaguesit shqiptar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 11, 2016 12:28

REKLAMA