Ndihma e shpejtë në Shkup, thirrje të shumta nga Covid pacientë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:44

Ndihma e shpejtë në Shkup, thirrje të shumta nga Covid pacientë

Edhe pse nënvarianti që po përhapet aktualisht i virusit korona ka pasqyrë më të lehtë klinike, në ndihmën e shpejtë ka thirrje të shumta nga pacientët me “Covid-19”.

Ata paraqiten me temperaturë të lartë dhe plogështi që janë arsye më të shpeshta të thirrjeve.

“Tek ne lajmërohen me format më të rënda me temperaturë të lartë, probleme me frymëmarrjen, probleme që u pamundësojnë lëvizjet dhe më së shpeshti janë personat me më shumë komorbiditete, në kuptimin me shtypje të lartë, personat që kanë pësuar kohë më parë goditje në tru, ata me dijabet. Pacientët tanë me kovid ose ne që i dërgojmë në Klinikë dhe e vërtetojnë pastaj që janë pozitiv, janë pacientë me forma të rënda të sëmundjes” – tha Vesna Nedellkovska nga Ndihma e Shpejtë.

Mjekja Nedellkovska thotë se i paraqitën pacientë që e kanë kaluar virusin korona dhe nuk ndjehen mirë, me probleme shëndetësore që deri më tani nuk i kanë pasur. Qytetarët mund të paraqiten në telefonin pa pagesë 15 -123 për këshilla.

Përveç pacientëve me kovid dhe të sëmurëve kronik, mjekët nga Ndihma Shpejtë u dalin në ndihmë edhe të lënduarve në aksidentetet e kominikacionit, që janë më të shpeshta gjatë periudhës së verës.

“Do t’i lutesha të gjithë personat që vozisin motor që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit ,sepse edhe per ata vlejnë rregullat e njejta sikur për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Ata duke mos i respektuar rregullat dhe duke hyrë në situata të rrezikshme, vendosin në rrezik edhe veten por edhe të tjerët përreth” – u shpreh Nedellkovska.

Brenda 24 orëve Ndihmën e Shpejtë në Shkup pranon rreth 300 thirrje, ndësra mesatarisht realizon nga 90 deri në 120 intervenime në teren. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:44