Ndihma nga Kryqi i Kuq. “U ndihmojmë të gjithë personave që kanë nevojë”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 19:21

Ndihma nga Kryqi i Kuq. “U ndihmojmë të gjithë personave që kanë nevojë”

Njëmbëdhjetë ekipe të Kryqit të Kuq janë në teren në qytetin e Shkupit, por Kryqi i Kuq po ndihmon personat në nevojë edhe në qytete tjera të vendit.

Nga Kryqi i Kuq thonë se në këtë periudhë po u ndihmojnë njerëzve që janë në vetizolim dhe nuk kanë kontakte me asnjë njeri.

“Ekipet tona paraqiten në telefon para se të arrijnë atje dhe dërgojnë gjithçka që kanë nevojë. I bien ziles dhe ata persona dalin i marrin gjerat e tyre. D.m.th. gjithçka bëhet pa pasur kontakte me persona. Ekipet tona janë të trajnuar, por dhe kanë mjete mbrojtëse.”,- u tha nga Kryqi i Kuq.

Ekipet e Kryqit të Kuq kujdesen edhe për terapinë e kategorive të rrezikuara që ata të mos kenë nevojë të dalin, sepse bëjnë pjesë në grupin e qytetarëve që mund të rrezikohen nga Covid-19.

“Kemi shtuar edhe aktivitete tjera si për shembull blerje të terapisë onkologjike për pacientët të cilët e kanë patjetër që ta pranojnë sepse ata u takojnë grupit të rrezikuar të cilët nuk mund të dalin dhe ne bashkëpunojmë me Klinikën e Onkologjisë.”,- u tha nga Kryqi i Kuq.

Po ashtu të moshuarit i furnizojnë me mjete dezinfektuese, maska dhe doreza për mbrojtje si dhe u shpërndajnë fletushka për t’i informuar se si duhet të mbrohen.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 19:21