Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

Desk
By Desk 3 Dhjetor, 2020 15:13

Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

Ligji për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve prej gjashtë mijë denarë kaloi filtrat e komisionit në Kuvend. Tani radhën e kanë deputetët në seancën plenare të miratojnë ligjin, që qytetarët të marrin përfundimisht njëqind euro për blerje të produkteve vendore. Në debatin në komision, pushteti pranoi amendamentet e opozitës dhe rriti përfshirjen e qytetarëve që do të marrin ndihmë shtetërore. Bëhet fjalë kryesisht për prindër të vetëm, për të cilët, sipas opozitës, kishte disa kufizime në draft tekstin e ligjit.

Ne propozojmë, në nenin dy, pika pesë, fjalët” për periudhën janar-gusht 2020 kanë realizuar të ardhura neto jo më shumë se 120 mijë denarë, gjegjësisht të fshihet evidenca e DAP-it. Me këtë propozim ne duam që të mos ketë asnjë kufizim në të ardhurat e marra nga prindërit e vetëm”-tha Eli Panova VMRO-DPMNE.

Nëse deputetët në komision votojnë për këtë amendament, të gjithë prindërit e vetëm të regjistruar në përputhje me Ministritë e Punës dhe Arsimit, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre, do të kenë mundësinë të marrin ndihmë prej gjashtë mijë denarësh. Pra, amendamenti pranohet “-tha Dimitar Kovaçevski Zëvendësministër i Financave.

Përveç prindërve të vetëm, sipas Ligjit për mbështetje financiare, pensionistët me pension mujor deri në 15 mijë denarë, të papunët që nuk kërkojnë punë ose të papunët pasivë gjithashtu duhet të marrin nga gjashtë mijë denarë. Pastaj, prindërit e vetëm, artistë të muzikës dhe kinemasë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga familje të rrezikuara sociale, fëmijët pa prindër. Qytetarët kanë afat deri më datë 25 të këtij muaji t’i shpenzojnë paratë për të blerë produkte vendore.

Desk
By Desk 3 Dhjetor, 2020 15:13