Ndihmëses së Marko Gjuriqit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:54

Ndihmëses së Marko Gjuriqit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Ndihmësdrejtores së Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës, Dushica Nikoliq, nuk i është lejuar  sot hyrja në Kosovë nëpër vendkalimin kufitar në Jarinje.

Në një komunikatë të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë thuhet se “Përfaqësuesit e Zyrës për ‘Kosovën dhe Metohinë’ gjatë dy muajve të fundit i janë ekspozuar provokimeve sistematike nga Policia e Kosovës dhe ndalimet e hyrjes në ‘krahinën tonë jugore’, në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Sipas Tanjugut serb, i cili citon komunikatën, “ky tërbim racist i Prishtinës, deri më tani nuk është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, sepse duket se ky më nuk është lajm , kurse maltretimet dhe shkelja e të drejtave të serbëve mbi baza kombëtare duket se janë një çështje e sjelljes së përbashkët të civilizuar dhe demokratike, për sponsorët  e Kosovës së vetëshpallur”, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se “Serbia do të vazhdojë të gjejë mënyrë për të siguruar funksionimin e pa penguar të institucioneve të saj në Kosovë dhe të ndihmojë njerëzit tanë”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:54