Ndihmësi i Contes: Antonio po mendon rikthimin, ja klubet që e kërkojnë

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 8 Shkurt, 2024 14:49

Ndihmësi i Contes: Antonio po mendon rikthimin, ja klubet që e kërkojnë

Antonio Conte jep sinjale rikthimi në pankinë. Këtë herë ka qenë ndihmësi i tij historik, Cristian Stellini, që ka deklaruar se tekniku italian mezi pret rikthimin në pankinë dhe që në verë mund të pranojë ndonjë nga ofertat që i vijnë.

“Conte ka dëshirë të madhe për t’u rikthyer, por shërben projekti i duhur. Ai dëshiron një punë që t’i japë stimujt e duhur, siç ka ndodhur në të shkuarën.

Klubet që kanë shfaqur interes për Conten janë të shumta, duke nisur nga Juventusi, që nuk i ka rinovuar ende kontratën Allegrit, për të vijuar me Milanin, Romën e Napolin. Megjithatë Stellini nuk pranon të japë detaje mbi ofertat konkrete që kanë ardhur në drejtim të Contes.

“Unë di vetëm që dëshiron shumë të rikthehet dhe nuk kam më shumë detaje, pasi koha dhe vendi janë ekskluzivitet i tij. Sigurisht që skuadrat që qarkullojnë janë opsione për Conten, pasi flitet për klube të mëdha. Megjithatë diferencën do ta bëjë projekti që do t’i propozojë çdonjëra prej tyre”, u shpreh Stellini.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 8 Shkurt, 2024 14:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare