Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shendeti
  • Ndikimi që ka stresi në sëmundje – Ai po i përkeqëson vazhdimisht

Ndikimi që ka stresi në sëmundje – Ai po i përkeqëson vazhdimisht

Redaksia

Nga kërcitja e dhëmbëve tek problemet me tretjen, zbuloni si stresi po iu sëmurë nga pak çdo ditë.

Situatat stresuese janë pjesë e ditës së gjithësecilit prej nesh, dhe si i menaxhon një njeri s’i menaxhon një tjetër, transmeton lajmi.net.

Dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe keni vështirësi për të fjetur mirë, por stresi ndikon edhe në shfaqjen e problemeve të tjera, që Dr. Roger Henderson i liston si më poshtë:

Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut. 94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

Djersitje e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine. Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Ky dy lloje gjëndrash që sekretojnë djersë. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

Rënie flokësh

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni. Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin. 

Continue Reading

Previous: Si mund të ndihmoni trupin të tejkaloj të vjellat
Next: Probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Zbuloni kurat natyrale

Të ngjashme

astrazeneca-780x470-1-1-750x430 AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

Redaksia
kos Arsyet pse duhet të hani kos çdo mëngjes

Arsyet pse duhet të hani kos çdo mëngjes

Redaksia
2 Qëndrimi me repiçeta gjatë gjithë ditës parandalon varjen e gjoksit – E vërtetë apo mit?

Qëndrimi me repiçeta gjatë gjithë ditës parandalon varjen e gjoksit – E vërtetë apo mit?

Redaksia

TË FUNDIT

le8jrqiqiqrf2evybhlv Anketë: Popullata në Maqedoni e preferon Sputnikun më shumë për imunizim

Anketë: Popullata në Maqedoni e preferon Sputnikun më shumë për imunizim

wtzflmahxs2itrznbihh Picula: Nuk do të lejoj që Mickoski të më tërheqë në lojën e tij të ndyrë

Picula: Nuk do të lejoj që Mickoski të më tërheqë në lojën e tij të ndyrë

tekstilni-rabotnicki Masa e 5-të ekonomike, 10.000 punonjës të tekstilit rrezikojnë vendet e punës

Masa e 5-të ekonomike, 10.000 punonjës të tekstilit rrezikojnë vendet e punës

dragi-rashkovski-top-tema Rashkovski mund të humb edhe punën si profesor universitar

Rashkovski mund të humb edhe punën si profesor universitar

sobranie Aleanca dhe Alternativa lëshojnë pe – kuorumi është siguruar për dy seancat e nesërme

Aleanca dhe Alternativa lëshojnë pe – kuorumi është siguruar për dy seancat e nesërme


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.