Ndodh mrekullia, 62-vjeçari mbijeton 16 orë në ujë pas përmbysjes së varkës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:49

Ndodh mrekullia, 62-vjeçari mbijeton 16 orë në ujë pas përmbysjes së varkës

Një burrë mbijetoi për 16 orë në një flluskë ajri brenda varkës së përmbysur në Oqeanin Atlantik.

62-vjeçari francez arriti të mbijetonte gjatë gjithë asaj kohe përpara se të shpëtohej nga zhytësit e rojes bregdetare spanjolle në atë që ata e përshkruan si një operacion “në kufijtë e së pamundurës”.

Anija Jeanne SOLO Sailor, e gjatë 12 metra, dërgoi një sinjal alarmi në orën 20:23 të hënën e 1 Gushtit.

Në atë kohë ishte 14 milje nga ishujt Sisargas në rajonin veriperëndimor të Galicisë të Spanjës, sipas rojes bregdetare. Të dhënat e gjurmimit treguan se ai ishte nisur nga kryeqyteti portugez i Lisbonës mëngjesin e një dite më parë, 31 Korrik.

Anija e përmbysur u zbulua nga një helikopter që kishte dalë për të kontrolluar.

Një zhytës u ngjit në pjesën e përmbysur të anijes në përpjekje për të gjetur shenja jete. Në këtë moment mësohet se 62 vjeçari ka reaguar duke goditur në anije.

Operacioni për shpëtimin e tij u bë në një kohë që deti ishte i trazuar. 62-vjeçari u transportua më pas me helikopter në një vend të sigurt dhe u lirua direkt nga spitali pasi nuk kishte asnjë problem shëndetësor./tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.