Ndodh mrekullia, nëna dhe foshnja 6-muajshe shpëtohen pas 29 orësh në rrënoja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2023 12:32

Ndodh mrekullia, nëna dhe foshnja 6-muajshe shpëtohen pas 29 orësh në rrënoja

Një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe u shpëtuan pas 29 orësh nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay.

Ekipet e shpëtimit në rrethin Odabashi të provincës Hatay nxorrën të gjallë 30-vjeçaren Hülya Yilmaz dhe vajzën e saj gjashtë muajshe Ayse Vera Yılmaz nga nën rrënojat e ndërtesës pas 29 orësh.

Të shpëtuarit janë shtruar në spital, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit. Si Turqia ashtu edhe Siria po përballen me një katastrofë humanitare në rritje, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese vazhdon të rritet.

Momente të paprecedentë po ndodhin dhe po regjistrohen në Turqi dhe Sirinë veriore pas tërmetit të parë vdekjeprurës prej 7.8 Rihter, por edhe të gjitha pasgoditjeve të mëdha që kanë pasuar që nga orët e para të ditës së djeshme.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se  5 mijë njerëz kanë humbur jetën. Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë këtë të hënë ka shkaktuar panik të qytetarët. Dëshmitë e personave që përjetuan tërmetin tragjik janë rrëqethëse. Një banor i qytetit turk të Gaziantepit tha se nuk kishte përjetuar një fenonem të tillë në 40 vite të jetës së tij.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2023 12:32

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare