Ndotja e ajrit në qytet, jo në fshatra

Desk
By Desk November 17, 2020 20:07

Ndotja e ajrit në qytet, jo në fshatra

“Është fakt se ajri më shumë është i ndotur në qytet, ku në një hapësirë të vogël qarkullojnë mijëra automjete. Prandaj edhe niveli i ndotjes është më i lartë në qytet. Ajri nuk mund të qarkullojë, sepse kemi edhe shumë ndërtime në pak hapësira. Nëpër fshatra, sidomos atyre rrëzë malit Sharr, kemi ajër më të pastër, sepse atje thërmijat Pm 10 nuk qëndrojnë dhe të njëjtat bien poshtë, kryesisht në qytet, por edhe nëpër fshatra që janë buzë lumit Vardar”, thotë Davidoski.

Ndotja e ajrit e cila është rikthyer kohëve të fundit, më shumë ka përfshirë qytetin e Tetovës se sa vendbanimet tjera rurale. Ajri rezulton të jetë më i ndotur në Tetovë, edhe atë gjatë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes. Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak se në mëngjes dhe në mbrëmje ndizen më shumë koftorët individual për ngrohje. “Kemi një rikthim të ndotjes në këtë periudhë, por jo në një gjendje alarmante sikurse viteve të kaluara. Ajri  është më pak i ndotur pas 12 vitesh. Por, kjo nuk do të thotë se gjendja është shumë e mirë, sepse thërmijat Pm 10, sërish janë mbi nivelin e të lejuarës. Kjo vjen si pasojë e mjegullës, nga industritë, komunikacionit të dendur dhe ndezjes së koftorëve individual për ngrohje nëpër amvisëri”, thotë mjeku Ratko Davidoski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë. Ai potencon faktin se në kohën kur ka patur orë policore ka patur më pak ndotje, dhe shton më tutje se ndotja e ajrit nuk është njëjtë si në qytet dhe fshatra.

“Është fakt se ajri më shumë është i ndotur në qytet, ku në një hapësirë të vogël qarkullojnë mijëra automjete. Prandaj edhe niveli i ndotjes është më i lartë në qytet. Ajri nuk mund të qarkullojë, sepse kemi edhe shumë ndërtime në pak hapësira. Nëpër fshatra, sidomos atyre rrëzë malit Sharr, kemi ajër më të pastër, sepse atje thërmijat Pm 10 nuk qëndrojnë dhe të njëjtat bien poshtë, kryesisht në qytet, por edhe nëpër fshatra që janë buzë lumit Vardar”, shton mjeku Davidoski.

Në ndërkohë, sipas tij, kjo situatë në këtë periudhë ndikon dukshëm edhe në shëndetin e qytetarëve. “Mjegulla e dendur, gazrat që emetohen nga veturat, moti i thatë pa lagështi, janë parakushte që virusi Covid 19 të zhvillohet më shpejtë. Prandaj duhet që qytetarët në këtë kohë të kenë më shumë kujdes, sepse ndikimi i ajrit të ndotur në organet e frymëmarrjes është shumë i madh dhe përballja me virusin Covid 19 është shumë e vështirë”, nënvizon ai. Nga ana tjetër, kohëve të fundit janë ndarë mbi 1 mijë invertorë për amvisëritë në Tetovë. Kjo është një masë e mirë, pohon Davidoski, por duhet më shumë të shpërndahen invertorë. “Kjo është një masë shumë e qëlluar, sepse ndotja ndodh nga ndezja e koftorëve, të cilët djegin dru dhe lëndë tjera që në mënyrë enorme ndotin ajrin. Por, për këtë situatë ku ndodhemi ne si qytet, nevojiten më shumë invertorë që dukshëm do të kenë efekt në uljen e nivelit të ndotjes”, shprehet mjeku Davidoski. Familjet tetovare, muajin e kaluar kanë marrë invertorët përmes Komunës së Tetovës, si pjesë e subvencioneve që ndau shteti, kurse kjo masë është marrë pikërisht për të ulur nivelin e ndotjes, ku amvisëritë nuk do të përdorin lëndë tjera për ngrohje që ndikojnë në emetimin e gazrave të dëmshëm në ajër. Tetova, në të kaluarën ka qenë në krye të listave të qyteteve më të ndotura në botë, kurse këtë vit gjendja është më e mirë. (koha.mk)

Desk
By Desk November 17, 2020 20:07