Ndotja e ajrit vazhdon të jetë e lartë, qytetarët: Duhen marrë masa urgjente

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 12, 2019 19:33

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë e lartë, qytetarët: Duhen marrë masa urgjente

Ndotja e lartë e ajrit vazhdon të jetë problematike për shumë qytete të vendit.

Stacionet matëse tregojnë vlera të grimcave PM 10 dhe PM 2.5 mbi nivelet e lejuara pothuajse në të gjitha qytetet.

Qeveria paralajmëron se në buxhetin e vitit të ardhëm ka ndarë mjete edhe për përballjen me ndotjen. Qytetarët kërkojnë qasje urgjente e më serioze ndaj kësaj problematike. Megjithatë, janë të vetëdijshëm se duhet kontribut i të gjithëve për uljen e ndotjes.

“Qytetarët sipas kushteve jetojnë, autoritet duhet ta marrin më me seriozitet këtë punë”,- tha një qytetar.

“Të gjithë qytetarët e thonë se duhet mos të përdoren veturat, por asnjëri nuk vepron si duhet, asnjëri nuk vepron ashtu”,- u shpreh një qytetar.

“Ka shumë vetura të vjetruara në Zvicër, të gjitha veturat e reja me elektrikë, me benzinë, pa A klasë dhe me erë shumë të keqe”,- theksoi një qytetar.

Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për punësimin e dy inspektorëve të autorizuar për çështjen e ambientit, të cilët do të angazhohen për kapjen e ndotësve.

Sa i përket ndotjes tepër të lartë të regjistruar një ditë më parë në Tetovë, nga Ministria e Ambientit bëjnë të ditur se niveli i lartë i matur vjen për shkak të rekonstruimit të Bulevardit “Video Smilevski Bato”, në afërsi të të cilit ndodhet stacioni matës.

Është kërkuar nga firma ndërtuese që të spërkasë vazhdimisht me ujë që të mos ngrihet pluhur gjatë punimeve, me çka do të ulej ndotja. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 12, 2019 19:33