Ndryshime ligjore, s’ka punë pas moshës së pensionimit

Ndryshime ligjore, s’ka punë pas moshës së pensionimit

Pushteti përgatit propozim ligj për të shfuqizuar vendimin që personat pas moshës 64 vjeçare respektivisht 62 të mos kenë të drejtë të vazhdojnë punën edhe për dy ose tre vite tjera. Ministrja e punës dhe politikës sociale Carovska thotë se dalja në pension për meshkujt në moshën 64 vjeçe dhe për femrat në moshën 62 vjeçe, do të filtrojë sektorin privat dhe publik, pa ngarkesa të shtuara financiare për shtetin.

Ligji për Marrëdhënie pune e rregullon çështjen që mund të vazhdohet puna edhe pas 67 vjetëve ose përkatësisht pas 64 vjetëve nëse është e nevojshme. Administrata Publike themi që prej vitesh përpiqemi ta reformojmë dhe ta çlirojmë kështu që me këtë mendoj se përfitojmë një pozicion të favorshëm për të rinjtë që janë kuadër i kualifikuar dhe me kapacitete hynë në tregun e punës. Ata që janë të moshës së shtyrë mund të pensionohen, kurse në sektorin e biznesit nëse kompanitë kanë nevojë që të rritin produktivitetin e tyre me personat e caktuar të moshës së shtyrë mund t’i mbajnë në kompanitë e tyre”-tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Se sa persona do të preken nga kjo masë, ende nuk dihet. Kryeministri Zaev tha se pasi të pranojnë propozimin në Qeveri do të dihet numri i saktë. Ai thotë se ky ligj do të jetë i njëjtë për të gjithë si në sektorin publik edhe në atë privat, por për synim kanë që pjesa dërmuese e të pensionuarve para kohe të jetë nga sektori privat. Sipas kryeministrit, ligji nuk do të pengoj punëdhënësit që të vazhdojnë kontratat me të punësuarit pas moshës së propozuar për pensionim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 20:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA