Ndryshimet e shpeshta të motit, sjellin probleme shëndetësore

Desk
By Desk March 4, 2020 20:56

Ndryshimet e shpeshta të motit, sjellin probleme shëndetësore

Moti i paqëndrueshëm me ndryshime të menjëhershme të temperaturave rezulton me dhimbje koke të shpeshta, marramendje dhe lodhje kronike, veçanërisht te të sëmurë kronikë duke iu përgjigjur ndryshimeve, e nuk përjashtohen as të rinjtë, përcjell FLAKA.

Meteopatët janë të parët që preken nga ndryshimet e motit, kështu që ata lehtë mund të parashikojnë ndryshime në mot. Mjekët kërkojnë që të sëmurët kronikë të marrin rregullisht terapinë.

“Dhimbje koke, nervozizëm, dhimbje në nyje dhe lëkundje të humorit, këto simptoma vërehen këto ditë, më së shpeshti të sëmura kronike dhe meteoropatë, të cilët pësojnë ndryshime në mot deri në 48 orë para ndryshimit të kohës, por ndodhin edhe edhe te të rinjtë, por ndryshe nga të moshuarit më lehtë mund t’i përballojnë ndryshimet”, thonë mjekët.

DPHM njofton se ndryshimi i kushteve të motit në territorin e Maqedonisë do të mbahet në këtë gjendje edhe në ditët në vijim. Shërbimi i Urgjencës raporton se gjatë kësaj periudhe numri i thirrjeve është rritur, më së shpeshti këshillat që marrin pacientët në linjat telefonike dhe ndërhyrjet e shpeshta mjekësore për të sëmurët kronikë.

Ndenja në shtëpi mund të përkeqësojë vetëm simptomat, kështu që mjekët rekomandojnë shëtitje të rregullta pavarësisht nga moti. Nxitja e sistemit imunitar, marrja e rregullt e vitaminave dhe konsumimi i ushqimeve më të lehta mund të ndihmojnë për të kapërcyer më lehtë ndryshimet e motit. FLAKA

Desk
By Desk March 4, 2020 20:56