Ndryshimet klimatike, Bill Gates zgjedh Turqinë për planin e tij ambicioz

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:53

Ndryshimet klimatike, Bill Gates zgjedh Turqinë për planin e tij ambicioz

Bill Gates dëshiron të blejë qindra hektarë tokë në Turqi për të ndërtuar një fermë të qëndrueshme atje që do të ndihmojë në shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimatike.

New York Post bën me dije se investimi, të cilin ai do ta bëjë përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates, të cilin ai dhe ish-bashkëshortja e tij e krijuan, është pjesë e angazhimit të miliarderit për të ndihmuar fermerët të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Në fakt, bashkëthemeluesi i Microsoft ka bërë kërkimin e tregut ditët e mëparshme, kur ndodhej në Turqi për të festuar ditëlindjen e tij të 66-të.

Ishte hera e dytë brenda pak muajsh që ai udhëtonte në Turqi. Këtë herë ai pushoi për më shumë se një javë. Në fakt, ai festoi ditëlindjen e tij në një plazh afër Bodrumit me një festë prej 50 të ftuarish, përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. /balkanweb

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:53

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...