Ndryshimet klimatike, Gjermania 150 milionë euro shtesë për vendet më të varfra

Redaksia
By Redaksia 9 Nëntor, 2021 00:00

Ndryshimet klimatike, Gjermania 150 milionë euro shtesë për vendet më të varfra

Gjermania jep 150 milionë euro shtesë (174 milionë dollarë) për të ndihmuar vendet më të varfra të përshtaten me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Ministritë e Mjedisit dhe të Zhvillimit e njoftuan shifrën në fillim të javës së dytë të konferencës së klimës COP26 në Glasgow, Skoci.

Pesëdhjetë milionë euro do të shkojnë për Fondin e Përshtatjes, i cili financon projekte individuale, ndërsa 100 milionë euro të tjera do të shkojnë për të ashtuquajturin Fondi i Vendeve më pak të zhvilluara, i cili do të përdoret për të ndihmuar disa nga vendet më të varfra të botës.

Kontributi është pjesë e parave publike që Gjermania vë në dispozicion çdo vit për mbrojtjen e klimës dhe përshtatjen në vendet më të varfra. Vitin e kaluar, ky kontribut ishte gjithsej 7.64 miliardë euro.

Ministria e Zhvillimit thotë se aktualisht nuk ka plane për të krijuar një fond shtesë për dëmet dhe humbjet.

Redaksia
By Redaksia 9 Nëntor, 2021 00:00