Ndryshimet klimatike: Të rinjtë duan të jenë pjesë e zgjidhjes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:45

Ndryshimet klimatike: Të rinjtë duan të jenë pjesë e zgjidhjes

Të rinjtë aktivistë për ndryshimet klimatike janë entuziastë se mund të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit të krizës globale klimatike. Të rinjtë nga vendi jonë bashkë me moshatarët e tyre në të gjithë botën, janë duke kërkuar një mënyrë për ta zgjidhur problematikën dhe gjetjen e zgjidhjeve tjera.

Të rinjtë aktivistë për ndryshimet klimatike janë entuziastë se mund të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit të krizës globale klimatike. Të rinjtë nga vendi jonë bashkë me moshatarët e tyre në të gjithë botën, janë duke kërkuar një mënyrë për ta zgjidhur problematikën dhe gjetjen e zgjidhjeve tjera. Vendi ynë këtë vit u përfshi nga një valë e nxehtë e cila shkaktoi zjarre në disa pjesë të rajonit, ku dhe çoi deri në shkatërrimin e pyjeve, tokës pjellore të korrave dhe pronës. Zjarre më të shpeshta kishte në Berovë, Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Dellçevë.

Të rinjtë, aktivistët e shoqërisë civile dhe studentët kërkojnë të jenë pjesë e zgjidhjes dhe jo të jenë vetëm pjesë e problemit. Studenti i mjekësisë Stanisha Stankoviç, thotë se është shumë i shqetësuar për shëndetin e tij dhe shëndetin e të afërmeve të tij nga efektet e ndryshimeve klimatike dhe rritja e ndotjes së ajrit. Kjo është arsyeja kryesore edhe pse ai është bërë eko-aktivist. “Ajri i ndotur dhe toka e ndotur kontribuojnë në një sërë sëmundjesh si kanceri, ku çdo ditë e më shumë rritet numri i qytetareve që preken nga këto sëmundje, ku dhe mjekët nuk mund ta zbulojnë shkakun e sëmundjeve të tilla”, tha Stankoviç. Ai shpjegon se përmes ekoaktivizmit është njohur para disa vitesh në aksionin “Ti je shok klase”, me iniciativë të mësueses së anglishtes nga Shkolla e mesme të mjekësisë “Marija Magdalena”. “Ne jemi të vetëdijshëm se të rinjtë nuk kanë faj që e gjen veten në një moment krize klimatike. Kjo vjen si shkak i veprimeve të gjeneratave më të vjetra, por kjo varet nga ne se çfarë mënyre gjejmë për ta përmirësuar këtë gjendje dhe të krijojmë një ambient më të mirë edhe për brezat e ardhshme”, tha Stankoviç.

Shqetësimet për ndotjen e ajrit kanë qenë arsyeja që e kanë shtyrë programuesin Gorjan Jovanovski të bëjë aplikacionin celular “Ajri im” përmes të cilit qytetarët mund ta shohin se në qytetin e tyre në cilin nivel është ajri. Ai në këtë aplikacion bashkoi të gjitha të dhënat nga njësitë matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor në një aplikacion të vetëm. Jovanovski deklaroi se ajo ishte një nga idetë kryesore për krijimin e aplikacionit “Ajri im”, ku dhe i bëri të qasshme të gjithë të dhënat. “Në këtë mënyrë ishte më mirë që qytetarët ta kuptonin se çfarë niveli të ajrit ata thithin. Kështu që shtatë vite pas krijimit të aplikacionit, ne jemi shumë më të vetëdijshëm për problemin e nivelit të ajrit dhe jemi më të angazhuar në zgjidhjen e problemit. Pra, për mua mësimi kryesor i gjithë kësaj është se ne kemi të dhëna, duhet të bëjmë hapa, por nëse i prezantojmë publikisht dhe në mënyrë të bukur mund të ndryshojë shumë në perceptimin e publikut”, shpjegon Jovanovski. Shtatë vjet më vonë, për shkak të situatës së pandryshuar, Jovanovski vendosi të artikulojë politikisht qëndrimin e tij mjedisor dhe u bë këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Ai është një nga dy këshilltarët që në zgjedhjet lokale hynë në përbërjen e re të Këshillit me listën e pavarur “E gjelbër qytet human”, në të cilën bëjnë pjesë rreth 20 organizata eko-aktiviste. “Institucionet duhet të jenë shtytës të këtyre ndryshimeve, ne mund të flasim gjatë gjithë kohës, por nëse punojmë pa mbështetjen e institucioneve, nuk do të mund të marrim një rezultat final. Çështja është që institucionet të jenë bartës të proceseve”, thotë Jovanovski.

Ndryshe, temperatura mesatare këtë vit është rritur me 1.,2°C dhe pritet ngrohje shtesë nga 1.7 në 4°C, në varësi të zbatimit të masave vendore dhe ndërkombëtare për reduktimin e emetimeve të gazeve serë në vitet e ardhshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se na pret një krizë klimatike që kërkon reagim dhe veprim të menjëhershëm nga qeveritë në mbarë botën dhe në rajon. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.