Nuk janë të shuara mundësitë për të krijuar shumicën parlamentare e cila do ti votonte ndryshimet Kushtetuese.
Kështu vlerëson politologu Faton Aliti, sipas të cilit varet nga parterët qeveritarë sa do të jenë të gatshëm të gjejnë grupacione apo inidvitë të cilët do të sakrifikojnë diçka nga kariera e vet politike dhe megjithatë të votojnë këto ndryshime kushtetuese.
“Nuk mendoj se nuk ka fare gjasa si shumë të tjerë, sepse kjo do të varet edhe nga puna e partenerëve të cilët përbëjnë qeverisjen me struktura të tjera jashë shumicës së tyrë që nënkupton brenda koalicionit me VMRO-DPMNE-në, varet nga ata se sa do të gjejnë individ, ndoshta dhe grupacione dhe parti politike të cilat janë pjesë e ati koalicioni qe kanë gadishmëri për të qenë në nivel të detyrës për të qenë të vetëdijshëm dhe për të sakrifikuar edhe stigmatizimin, i cili fatkeqësisht po ndodhë nga mediat pro opozitare kryesisht, shumë prej të cilave me finansime të dyshimta. Në mesin e këtyre duhet të gjenë të tillë të cilët do të jenë në atë nivel që të sakrifikojnë diçka nga kariera e vet politike dhe megjithatë të votojnë” – tha politologu, Faton Aliti.
Sa i përket propozimeve për largimin e 20 % nga Kushtetuta, Aliti është pesimist se një gjë e tillë do të ndodhë tani, kur përqëndrimi është në përmbushjen e kërkesave për antarësim në BE.
“Duke i pasur parasysh deklaratat e ndryshme edhe nga grupi i punës edhe nga zv. Kryeministri Bytiqi dhe të tjerë, mendoj se kjo nuk është e paraparë në atë pako të grupit të punës dhe përsëri mendoj se Aleanca e z.Taravarit luan në atë kartë të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare, ndoshta se edhe ata janë të vetëdijshëm se kjo është e rëndë të ndodhë tani për shumë arsye, por nesër do të thonë u munduam por nuk i’a dolëm dhe do të presim shanse të tjera” – u shpreh Aliti.
Edhe pse VMRO-DPMNE gjithmonë përdor argumentet e njejta dhe se çdo veprim i Qeverisë është në dëm të shtetit, përqëndrimin e kanë tek zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, vlerëson Aliti.
E njejta ndodh edhe me partitë shqiptare në opozitë, Alternativa dhe Besa, të cilat nuk besojnë se këto ndryshime do të mund të ndodhin, andaj prej tani pozicionohen për ndonjë shumicë të re parlamentare të mundshme në zgjedhjet e radhës me VMRO-DPMNE-në.
Edhe pse nuk marrin pjesë në grupin e punës, po të vijë deri tek ndryshimet kushtetuese unë s’kam dyshim se ata do të votojnë pro, shtoi Aliti.