Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Nuk rrezikohet kombi maqedonas

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:58

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Nuk rrezikohet kombi maqedonas

Kundërshtimi i vazhdueshëm i VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë vjen si pasojë e parashikimeve të tyre për rrezikim të kombësisë maqedonase, vlerëson analisti juridik Mersim Pollozhani.

Sipas analizës së tij, një gjë e tillë s’do të ndodh pasi që bullgarët do të pasqyrohen aq sa janë. Sipas Pollozhanit as në rrethana të tjera historike s’do të ndodhte një bashkangjitje e tyre eventuale me Bullgarinë.

“Unë pak besoj, është një shtet që kakrijuar shtetësinë e vet. Ne, pjesë e saj, gjetëm veten, jemi element konstitutiv, le të jenë edhe ato. Edhe shqiptarët sipas mendimit tim këto kërkesa të bullgarëve nuk duhet të kundërshtojn ëdhe epilogu do të jetë në favor të së drejtës që kërkojnë bullgarët. Me plot të drejtë unë i arsyetoj. Nuk e arsyetoj qëndrimin e atyre maqedonasve në thonjëza që deklarohen sidomos këto të opozitës se ajo rrezikon maqedonizmin”, u shpreh eksperti juridik Mersim Pollozhani.

Pollozhani konsideron se referendumi eventual mund të jetë befasues për vetë VMRO-në e cila këmbëngul në mbajtjen e së njëjtës.

Referendumi, Pollozhani: Nuk ka kthim nga BE

Sipas tij, faktori shqiptar mund të jetë vendimarës për vazhdimin e kursit europian të vendit.

“Unë kujtoj se disponimi I opinionit në përgjithësi është një Maqedoni, Maqedonia në BE dhe ky proces, është proces që nuk ka kthim mbrapa, do të realizohet pa marrë parasysh propagandave se këtu elementi shqiptar, në qoftë se ka një pejsëmarje e shqiptarëve e volitshme çdo gjë do të shkojë ashtu siç duhet të shkoj”, theksoi Pollozhani.

VMRO-DPMNE ende nuk ka përpiluar pyetjet e referendumit, por nga selia e partisë janë shprehur se shpejti të njëjtën do ta bëjnë publike.

Partija e Mickovskit edhe përkundër kërkesës për mbështetje, është kundërshtuar nga pushteti dhe së fundmi edhe nga presidenti Pendarovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:58