Ndryshimet ligjore për korridoret 8 dhe 10D, deputetët me akuza të ndërsjella

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:07

Ndryshimet ligjore për korridoret 8 dhe 10D, deputetët me akuza të ndërsjella

Foltorja e kuvend u vërshua nga akuzat dhe kundër akuzat e hedhura të deputetëve për propozimin e fundit ligjor nga pakoja ligjore për ndërtimin e autostradave 8 dhe 10D. Opozita vazhdoi me dyshimet dhe etiketimet se bëhet fjalë për një projekt tejet të shtrenjtë, skandaloz që do ta shpie vendin drejt ferrit duke ndryshuar ligjet ashtu sikurse i shkon për shtati pushtetit. Nuk munguan as akuzat e për kriminalitet pasi deputetët e shumicës bënë krahasime me dy marrëveshjet paraprake Sinohidro dhe Aktor.

“Çlirim nga tatimi prej 10% për shërbime jashtë shtetit. Për dy autostradat paraprake nuk kishte, ndërkaq këtu i jepet mundësi që fitimi i plotë të nxiret jashtë Maqedonisë. Dhe tani cila marrëveshje është më e keqe? Kush ka firmosur marrëveshje më të këqija? E dini se nuk ka përgjigje, pasiqë nuk kanë lejen e Artan Grubit, pasiqë ai duhet ti merr paratë dhe ta paguaj Kovaçevskin, i cili në ndryshimet kushtetuese dëshiron të vendosë dispozitë se Maqedonia do të jetë shtet binacional.”, tha deputeti i VMRO–DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

Akuzat e tilla u përgënjeshtruan nga shumica, të cilët konsiderojnë se ndërmarjet Behtel dhe Enka janë përzgjedhja e duhur.

“Disa subjekte politike të shumicës fokusohen që partner strategjik të kenë ndërmarjet amerikane dhe turke dhe jo të kenë ndërmarje të cilat janë nga Kina dhe nga këto shtete ne nuk kemi patur asnjë lloj dobie. Strategji është se amerikanët dhe turqit kanë investuar shum më shum se sa që ne mund tu kthejmë atyre, duke nisur nga USAID – i TIKA dhe në forma të tjera.”, tha deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.

Kovaçevski: deputetët të mbështesin pakon e ligjeve

Me gjith debatin maraton, kryeministri Dimitar Kovaçevski i bindur që pakoja e ligjeve për korridoret do të votohet nga deputetët të premten.

“Po pres të ketë mbështetje për ligjet, bëhet fjalë për harmonizimin e legjislaturës sonë me qëllim që sa më shpejtë, më lirë dhe në mënyrë më efektive të ndërtohen korrdioret 8 dhe 10D pasiqë qytetarët tanë meritojnë rrugë nëpër të cilat do të lëizin shpejtë, sigurt dhe të cilat do të mundësojnë zhvillim rajonal të të gjitha qyteteve përkrah korrdioreve.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevsk.

Qeveria marrëveshjen e firmosur me konzorciumin amerikano turk e ka dorëzuar për shqyrtim prokurorisë dhe i është ofruar kuvendit për ta elaboruar nga të cilët nuk kanë marrë përgjigje me arsyetimin se duan vetë ta shohin dokumentin.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:07