Ndryshimet në Kushtetutë do të propozohen nga deputetë, jo nga qeveria

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:24

Ndryshimet në Kushtetutë do të propozohen nga deputetë, jo nga qeveria

Amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, por edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, me shumë gjasa do t’i dërgojnë në Kuvend një grup deputetësh të shumicës dhe jo me propozim të qeverisë, mëson Tv Telma nga burime qeveritare. Amendamentet kushtetuese për të cilat Maqedonia është e obliguar me Protokollin me Bullgarinë për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të shtyhen përmes deputetëve, sipas shembullit të legjitimitetit që qeveria kërkoi nga Kuvendi dhe për miratimin e kornizës së negociatave me Bashkimi Evropian, përcjell FLAKA.

Megjithatë, paraqitja e propozimit për ndryshime kushtetuese do të presë deri në sigurimin e dy të tretave të shumicës në Kuvend, për të cilin konsultimet ndërpartiake do të nisin menjëherë pas pushimeve verore.

Ndryshe, procedura për amendamentet kushtetuese parasheh që propozimin për amendamente mund ta paraqesin – presidenti i shtetit, qeveria, së paku 30 deputetë në Kuvend apo 150.000 qytetarë. Pas paraqitjes së propozimit, do të kërkohet një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për hapjen e Kushtetutës dhe fillimin e procedurës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Procedura për futjen e ndryshimeve kushtetuese zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë muaj.

Përveç ndryshimeve kushtetuese, në vjeshtë do të nisë edhe zbatimi i detyrimeve të tjera të marra nga vendi me Protokollin me Bullgarinë, si miratimi i ligjit të ri për hapjen e arkivave të shërbimeve sekrete nga viti 1945 deri në vitin 1991, i cili si informojnë nga Ministria e Drejtësisë për Telmën, ende nuk ka asnjë aktivitet. Dhe qeveria bën me dije se kjo çështje do të diskutohet pas pushimeve verore, por me shtimin se ka kohë të mjaftueshme për zbatimin e kësaj pjese të Protokollit.

“KY ESHTE NJE PROCES SERIOZ NE TE CILI DUHET TE PERFSHIJEN DISA INSTITUCIONI KOMPETENTE DHE ME KOORDINIMIN E PERBASHKET TA PLOTESOJNE. KA MJAFTUESHME KOHË PËR ZBATIMIN E KËSAJ PJESË TË PROTOKOLLIT, TË ORGANIZOHEN, TË PËRCAKTOJNI MIRË GJËRAT DHE TË KANALIZOJNË, QË TË REALIZOHEN MË SË MIRI”, THOTË QEVERIA.

Maqedonia ka një afat prej një viti për miratimin e ligjit për hapjen e plotë të arkivave të aparatit represiv të ish-sigurimeve shtetërore të periudhës komuniste, përfshirë policinë, inteligjencën civile dhe ushtarake dhe kundërzbulimin. FLAKA

BURIMI: TV TELMA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:24