Ndryshimet në VMRO-DPMNE, LSDM: Në vend të demokratizimit, po militarizohen. Kovaçki: Ministria e Mbrojtjes është e popullit, jo e LSDM-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:26

Ndryshimet në VMRO-DPMNE, LSDM: Në vend të demokratizimit, po militarizohen. Kovaçki: Ministria e Mbrojtjes është e popullit, jo e LSDM-së

Komiteti Ekzekutiv ka zgjedhur kryetar të ri të Komitetit Qytetar, dy sekretar ndërkombëtarë dhe së shpejti do të shpallë edhe konkurs për përzgjedhjen e disa nënkryetarëve të Komiteteve Komunave.

Ditë më parë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, njëri prej të cilëve është koloneli Dragan Kovaçki. Pikërisht zgjedhja e tij ngjalli reagimin e LSDM-së.

“Në vend të demokratizimit, ekzekutuesi Mickoski zbaton militarizimin e VMRO-DPMNE-së me qëllimin e vetëm, për të mbajtur vendin e partisë së tij në Pallatin e Bardhë, për aq kohë sa të jetë e mundur. Futja e Dragi Kovaçki, një kolonel në ushtri, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, është një precedent joetik dhe demokratik.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar Dragi Kovacki. Përkujton se është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes së popullit e jo në ministrinë e LSDM-së.

“Kush ju lejoi të më drejtoheni dhe të më sulmoni në emër të Ministrisë së Mbrojtjes? Ajo ministri është e popullit, e jona, nuk i takon LSDM-së. Për krahasim, unë kam dhënë dhe lënë aktivisht gjithçka që kam në atë ministri për 21 vjet dhe nuk i referohem askujt, e ju që e keni shkatërruar atë për 4 vjet guxoni të më sulmoni mbi baza personale.”,- ka shkruar Kovaçki. Sipas tij, LSDM ende ka kohë që të demokratizohet.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:26