Ndryshohet itinerari i trenave për shkak të vendosjes së orës policore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:38

Ndryshohet itinerari i trenave për shkak të vendosjes së orës policore

Vendosja e ndalesës për lëvizjen e qytetarëve në orët e natës ka shkaktuar ndryshime edhe në qarkullimin e trenave kumtuan sot nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë.

Nga Hekurudhat informojnë se do të qarkullojnë trenat në relacionet Veles-Shkup-Tabvanoc-Shkup-Veles, edhe atë treni nr. 600 niset nga Shkupi sipas itineratit dhe treni nr. 601 niset nga Tabanoci sipas itinerarit. Për linjën Veles-Shkup-Veles do të qarkullojnë trenat 2080/2081/2082 – sipas itinerarit, ndërkaq linja Shkup-Gjevgjeli-Shkup do të qarkullojë treni nr. 611 niset nga Shkupi në ora 06:57 (me një vonesë me +34 min), dhe treni nr. 632 niset nga Gjevgjelia sipas itinerarit.

Në relacionin Shkup-Tabanoc-Shkup, do të qarkullojë treni nr. 2022 niset nga stacioni i Shkupit sipas itinerarit dhe treni nr. 2023 niset nga Tabanoci sipas itinerarit. Në relacionin Shkup-Koçanë-Shkup do të qarkullojë treni nr. 651 sipas itinerarit, do të qarkullojë deri në Veles/642.

Në relacionin Shkup-Manastir-Shkup do të qarkullojë treni nr. 642 nga Velesi me nisje në ora 16: 50 (vonesë me +86 min). Treni nr. 645 me nisje nga Shkupi në ora 19:15 часот (para kohe) do të lëvizë deri në Veles dhe treni nr. 640 nga Velesi me nisje në ora 06:45 (vonesë me +60 min).

Në relacionin Shkup-Kërçovë-Shkup do të qarkullojë treni nr 660 niset nga Shkupi sipas itinerarit, treni nr. 661 niset nga Kërçova në ora 06:30 часот (vonesë me +60 min).

Nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë i potencojnë edhe trenat të cilët nuk do të qarkullojnë, linja Veles-Shkup-Tabanoc-Shkup-Veles: pezullohet treni nr. 600, Shkup-Veles-Shkup: pezullohet treni nr. 2083, Shkup-Tabanoc-Shkup: pezullohen trenat me nr. 2020, 2024 dhe 2025 dhe relacioni Tabanoc-Shkup-Gjevgjeli: pezullohet treni nr. 611 që qarkullon Tabanoc-Shkup, Shkup-Gjevgjeli-Shkup: pezullohen trenat nr. 631 dhe 630.

“Në relacionin Shkup-Manastir-Shkup: pezullohen trenat nr 641, 643 dhe 644, ndërsa trenat 640 dhe 642 pezullohen nga linja Manastir-Veles si dhe treni nr. 645 I linjës Veles-Manastir. Në relacionin Shkup-Koçanë-Shkup: pezullohet treni nr. 650, si dhe treni nr. 651 Veles-Koçanë”, kumtuan nga Hekurudhat.

Në pajtim me masat e reja që kanë hyrë në fuqi, kanë bërë që Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport (HRMV) SHA-Shkup, të bëjnë planifikimin e personelit dhe të trenave në përputhje me planin, ndërsa përmes sporteleve dhe shërbimeve të veta për informim, do të njoftojë edhe udhëtarët.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:38