Ndryshojë paratë, Banka Popullor me tender për dhjetë denarët e rinjë
Banka Popullore ka hapur tender për të bërë kartëmonedha polimer me vlerë prej 10 denarë, përcjell FLAKA.
Tenderi është për blerjen e 20 milion dhjetë denarësh dhe në dokumentacionin e tenderit thuhet se dizajni përfshin ndryshimin e emrit nga Banka Popullore e Maqedonisë në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe se BPRM ndryshon në BPRMV, kudo që përmendet në para.
Kriteret për dhënien e kontratës janë çmimi më i ulët dhe ofertat do të hapen më 15 maj. FLAKA