Në 24 orët e kaluara jetën 2 pacientë të infektuar nga virusi korona

Në 24 orët e kaluara jetën 2 pacientë të infektuar nga virusi korona

Për 24 orët e kaluara në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 44 raste të reja të prekura nga Koronaviruesi, njofton Flaka duke u thirrur në informata zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas vendbanimeve, në Kumanovë ka 23 raste, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe Prilep 1.

Me shifrat e fundit, numri i të prekurve në vend shkon në 329 persona.

Nga Ministria njoftojnë që në 24 orët e kaluara në Maqedoninë e Veriut humbën jetën 2 pacientë të infektuar nga virusi korona, njofton Flaka

Personat e vdekur janë dy burra të moshës 45 dhe 78 vjeç, i pari nga Kumanova, tjetri nga Dibra.

I ndjeri nga Kumanova ka patur diabet, hipertension dhe obezitet, derisa i sëmuri nga Dibra ka patur bronhit kronik dhe hipertension, dhe ka marrë terapi për të dyja sëmundjet.

Nga atje njoftojnë që deri tani janë kryer 3518 testime për koronavirusin. Vetëm në 24 orët e kaluara, u kryen 392 testime. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 15:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.