Në Aerodrom do të ndërtohen më shumë banesa

Në Aerodrom do të ndërtohen më shumë banesa

Shumica e apartamenteve për të cilat është lëshuar leja e ndërtimit do të ndërtohen në Komunën e Aerodromit në Shkup, përcjell FLAKA.

Të dhënat nga Entit Shtetëror të Statistikave treguan se në gusht të këtij viti janë lëshuar 210 leje ndërtimi, shumica prej tyre ose 136 leje ndërtimi. Në fakt, statistikat tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit të lëshuar është rritur me 9.4 përqind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se 49 leje janë lëshuar në rajonin e Shkupit, e me ato janë paraparë 147 banesa. Nga këto, 125 janë në Komunën e Aerodromit.

Do të ndërtohet gjithashtu në rajonin jug-perëndimor, ku janë lëshuar 45 leje ndërtimi, në Pollog 33, rajonin e Vardarit 24, Juglindje 22, Pellagoni 20, Lindje 13 dhe më pak – katër në Verilindje.

Dhe në periudhën tjetër do të ndërtohen më shumë se më parë, sepse sipas Statistikave, vlera e parashikuar e të gjitha ndërtesave për të cilat është lëshuar leja e ndërtimit është 2.326.990 denarë, që është 53.7 përqind më shumë se i njëjti muaj i një viti të mëparshëm.

Nga 210 ndërtesa, 145 ose 69.1 përqind e investitorëve janë persona fizikë, dhe 65 ose 30.9 përqind e objekteve janë subjekte afariste.

Në periudhën referuese, 278 banesa janë planifikuar për ndërtim, me sipërfaqe totale të shfrytëzuzeshme prej 24,728 metrash katrorë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 21:33

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA