Në çdo përbërje parlmanetare dhe për 28 vite deputet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 22, 2019 12:43

Në çdo përbërje parlmanetare dhe për 28 vite deputet

Nga viti 1991 dhe deri në vitin 2020, respektivisht deri në shpërbërjen e përbërjes aktuale të kuvendit republikan, do të vazhdon të jetë deputet Lubosav Ivanov – Xingo. Lideri i Partisë Socialiste të Maqedonisë, në parlmanent ka hyrë nga ardhja e pluralizmit politik dhe për 28 vite vazhdon të ketë imunitetin e të zgjedhurit të popullit, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka 

Herë në koalicion me LSDM dhe herë me VMRO-DPMNE,  Lubosav Ivanov – Xingo ka fituar mandatin e deputetit dhe gati në çdo përbërje qeveritare ka qenë participues.

Edhe Amdi Bajram, deputeti dhe lideri i partisë rome, ka patur disa mandate deputeti. U zgjodh për herë të parë në vitin 1994, dhe vazhdimisht ka qenë në qeverisje me partitë maqedonase, LSDM dhe  VMRO-DPMNE.

Pas  Lubosav Ivanov – Xingo dhe Amdi Bajram, me stazh më të madh në Parlament paraqiten liderët e dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH. Si Ali Ahmeti ashtu edhe Menduh Thaçi, rizgjidhen për deputetë nga viti 2002 e këndej. Gati 18 vite, ato mbajnë mandatin e deputetit, shkruan Flaka

Nga viti 2006, për gati 14 vite mandat deputi ka pasur edhe Xhevat Ademi i BDI-së, njofton Flaka duke u thirrur në informatat e  publikuara në faqen zyrtare të Parlamentit të RMV-së. Flaka 

 

 

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 22, 2019 12:43