Në drejtimin rrugor Smokvicë – Demir Kapi janë gjetur 14 emigrantë nga Afganistani

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 19:39

Në drejtimin rrugor Smokvicë – Demir Kapi janë gjetur 14 emigrantë nga Afganistani

Në autostradën A1, në drejtimin Smokvicë – Demir Kapi, sot në mëngjes, në orën 03:00 në afërsi të automjetit të udhëtarëve “Porshe” me targa të Shkupit, policia ka gjetur 14 emigrantë nga Afganistani.

Siç informuan sot nga MPB, është gjetur automjeti “porshe” me targa të Shkupit, i cili ishte ndeshur në rrethojat në autostradë, ndërsa në afërsi janë gjetur 14 emigrantë nga Afganistani, pa dokumente identifikimi.

Në kumtesë ceket se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 19:39